Aksidenti ka ndodhur në në magjistralen Pejë – Mitrovicë, rreth orës 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Bëhet e ditur se të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njërsitë relevante dhe e kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes”, tha Gashi.





























