Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Festivali ‘’Zana’’ thyen barrierat ndëretnike, promovon gruan nëpërmjet letërsisë

23/09/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Idetë nacionaliste të popujve të ndryshëm shumë shpesh kanë rezultuar me një jetë problematike në relacionet e ndërsjella. Mirëpo, ajo që gjithmonë ka qenë pikëtakim i palëve ka qenë arti, duke bërë që qëllimet, gjuhët dhe kombet të shkrihen në frymëzime e krijime artistike.

Pikërisht kjo po bëhet edhe në qytetin e Mitrovicës, duke bashkuar Veriun dhe Jugun në shtigjet e përbashkëta të artit, specifikisht lirikën poetike të frymëzuar nga gruaja.

Këtë po e mundëson Festivali i Letërsisë ‘’Zana’’, i cili përmes edicionit të parë të organizimit që po vjen në muajin tetor, po shton vlerë kulturore në qytetin e lumit të Ibrit.

Festivali, organizator i së cilit është Fondacioni Dhemetra, përveç largimit të barrierave ndëretnike, ka mision edhe promovimin e gruas.

Ashtu siç shprehet për KultPlus organizatorja e Festivalit, nëpërmjet këtij organizimi po synojnë që përmes poezisë, grave dhe artit, të krijojnë lidhje dhe komunikim brenda komuniteteve të Mitrovicës.‘’Festivali “Zana” për herë të parë do të sjellë komunikimin ndëretnik përmes letërsisë me fokus në poezi, ku do të reflektohet, debatohet dhe mësohet roli i gruas i portretizuar në poezinë shqipe si dhe atë serbe, të kultivuar gjatë dekadave të fundshekullit të kaluar’’, shprehet organizatorja Nora Prekazi Hoti.

Emri i këtij Festivali përveç veçantisë që ka, prapa vetes ka një kuptim të thellë. Përveç që ka qenë inspirim për shumë libra, filma e krijime artistike, ‘’Zana’’ përbrenda vetes është frymëzim, e që ka qenë i tillë edhe për këtë Festival.Krijimtaria e autorëve shqiptarë dhe serb nga qyteti i Mitrovicës do të jetë nikoqire e Festivalit ‘‘Zana‘‘, kështu duke u shpalosur frymëzimet, mënyrën e të shkruarit dhe stilin e veçantitë e tyre.

Fahredin Gunga, Jakup Ceraja, Latif Berisha, Muhamed Kerveshi, Bedri Hysa, Valdeta Vukovic, Lazar Vuckovic, Darinka Jevric janë disa nga emrat, veprat e të cilëve do të zënë vend në edicionin e parë të këtij organizimi.

Bashkimi për promovimin ndër etnik dhe për gratë ka ardhur pikërisht nga iniciatoret, të cilat vet i takojnë të dy grupeve që po i japin vëmendje këtij festival. Organizatoret përveç që janë gra, ato janë edhe të dy etnive përbrenda këtij qyteti. ‘’Festivali i Letërsisë “Zana” në Mitrovicë, organizohet nga një grup grash nga dy anët e qytetit, që e duan fjalën e shkruar si dhe gjitha format e tjera të artit të kultivuara në qytet’’, shpjegon drejtoresha e Fondacionit Dhemetra, Nora Prekazi Hoti. Përveç bashkimit ndëretnik, ky Festival tutje synon të shndërrohet në një mundësi të përvitshme ku do të performojnë artistë të ndryshëm nga e mbarë bota. Ndërkaq misioni i këtij viti mbetet krijimi i urave të përbashkëta për fjalën.

‘’Si qytet i urave, përmes këtij festivali do synojmë të lidhemi përmes fjalësh. Andaj, slogani kyç i këtij edicioni do jetë  “Bridging the words”, tregon Nora.

Ky Festival do të nis me dy mbrëmje poetike dhe një panel diskutimi, i cili sërish do të ketë fokus gruan.“Do të mbahet një panel diskutimi me temën “Roli i grave i portretizuar në poezitë e përzgjedhura për lexim” me panelistë: Eli Krasniqi, Sibel Halimi si dhe Aleksandar Dunderin”, thekson Hoti.

Ndërkaq vendtakimi i artistëve nuk do të mbetet vetëm letërsia, edhe artet pamore do të zënë vend në këtë Festival.‘’Përveç kësaj është paraparë që të punohet një mural me tematikë gjinore në hapësira publike të Mitrovicës, si dhe përfundimisht do të botohet një përmbledhje me poezitë e autorëve të përzgjedhur në këtë edicion’’, shprehet organizatorja e Festivalit ‘’Zana’’.

Mirëpo, publiku kësaj radhe nuk do të ketë mundësinë të takoj fizikisht thellësinë e ambientit poetik, e as të panelit, si pasojë e Covid 19, dhe këto mbrëmje do të organizohen online.

Ky Festival i cili do të organizohet në muajin tetor dhe do të promovoj gruan në qarqe ndëretnike e letrare do të jetë një nismë e re për jetën kulturore të qytetit të Mitrovicës./

Huazuar nga: KultPlus.com

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
Arrestohet i arratisuri nga grupi i Spasojeviqit që u kap me armë e granata
LAJME

Policia arreston pesë persona në Veri – kjo është arsyeja

30/11/2025
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia
LAJME

Mitrovicasi rrah gruan dhe vajzën e tij, i bën për spital

22/11/2025
Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë
LAJME

Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë

20/11/2025
Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi
LAJME

Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi

20/11/2025
Zyrtarët policorë ende pa pagesë të orëve shtesë
LAJME

Arrestohet fajdexhiu në Mitrovicë, kapet në flagrancë nga policia

20/11/2025
Next Post

5 fakte rreth xhamisë Isa Beg në Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
Arrestohet i arratisuri nga grupi i Spasojeviqit që u kap me armë e granata

Policia arreston pesë persona në Veri – kjo është arsyeja

30/11/2025
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Mitrovicasi rrah gruan dhe vajzën e tij, i bën për spital

22/11/2025
Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë

Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë

20/11/2025
Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi

Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi

20/11/2025
Zyrtarët policorë ende pa pagesë të orëve shtesë

Arrestohet fajdexhiu në Mitrovicë, kapet në flagrancë nga policia

20/11/2025
Osmani fton partitë nesër në takim për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

Osmani fton partitë nesër në takim për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

19/11/2025
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

16/11/2025
Serbi që u plagos e rrëmbye në pikën 0 të kufirit e quante Listën Serbe terroriste

Serbi që u plagos e rrëmbye në pikën 0 të kufirit e quante Listën Serbe terroriste

15/11/2025
Numërohen zyrtarisht të gjitha votat në QKN’në në Mitrovicë, ky është rezultati

Numërohen zyrtarisht të gjitha votat në QKN’në në Mitrovicë, ky është rezultati

11/11/2025
Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

10/11/2025
Mitrovica në top treshen e komunave me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri tash

Mitrovica në top treshen e komunave me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri tash

09/11/2025
Mitrovica e Jugut: Faton Peci dhe Arian Tahiri në garë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve

Mitrovica e Jugut: Faton Peci dhe Arian Tahiri në garë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve

09/11/2025
Kërcënohet çifti bashkëshortor në Banjskë, iu kërkohet të largohen nga fshati

Pas 9 vitesh në kërkim, arrestohet në Mitrovicë Branko Jovanoviq – i dyshuari për vjedhje të rënda të automjeteve në Prishtinë

07/11/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com