Brenda pak orësh pritet të mbyllen pikat kufitare me Serbinë, të paktën kështu ka paralajmëruar kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq.
Siç raportojnë mediat serbe Rojeviq se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendëse të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë Qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.
“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
E sot në orët e hershme të mëngjesit, IndeksOnline ka vizituar pikën kufitare në Merdar, për të mësuar më shumë rreth situatës.
Shoferë që kaluan nga Serbia për në Kosovë, treguan për IndeksOnline se si ishte rrugëtimi i tyre.