Policia e Kosovës ka proceduar në gjykatë lëndën për dy kundërvajtjet e një personi në Mitrovicë. Sipas Policisë, ai ka vozitur veturën në fshatin Derbellukë, me shpejtësi prej 123 kilometra në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Po ashtu, gjatë verifikimit ka rezultuar se kundërvajtësi nuk posedonte patentë shofer.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 123km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h. Gjatë verifikimit ka rezultuar që kundërvajtësi drejtuesi veturës nuk posedonte patentë shofer”, thuhet në njoftimin policor.
Lënda për dy kundërvajtjet i është proceduar në gjykatën kompetente.





























