Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se dy fshatra të Mitrovicës do të mbesin pa ujë të pijes për shkak të punimeve, shkruan “Mitropol”.
Sipas njoftimit, fshatrat që s’do kenë ujë janë Kçiqi dhe Shupkofci.
Kujtojmë se problemet e furnizimit me ujë në Mitrovicë po bëhen të shpeshta si pasojë e prishjeve në rrjetin e furnizimit.
Postimi i plotë:
Njoftojmë banorët e fshatit Shupkofc dhe Kqiç se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të punimeve ne rrjetin e ujësjellesit.
Punët do të zgjasin deri rreth orës 14:00 kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!





























