Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, pasi që dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në Mitrovicë.





























