Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Rifat Dedia” në Mitrovicë dhe këtë herë në rrahje janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje momentale derisa ishin në trafik.
Përleshja dyshohet se eskaloi deri në përdorimin e mjetve të forta, ku për pasojë një person mbeti i lënduar.I riu që pësoi lëndime trupore ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Sinjali mëson se Policia ka arritur ta arrestojë personi e dyshuar, i cili me pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lëhtë trupor” dhe i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.





























