Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i quajtur Kujtim Peci, i cili dyshohet se ka larguar flamurin e Serbisë të vendosur në një kërrsh në Zveçan.
Policia e Kosovës e kanë çuar në stacion personin në fjalë nën dyshimin për nxitje dhe mosdurim, shkruan “Jepi zë”.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin ndonëse jo zyrtarisht, duke potencuar se arrestimi është kryer para disa orëve dhe personi pritet të lihet i lirë më pas.
Kujtojmë që personi i njëjtë kishte qenë i arrestuar edhe kohë më parë, pasi kishte kërcënuar ish-presidentin Hashim Thaçi.





























