Një burrë nga Mitrovica ka lajmëruar dje Policinë e Kosovës se mbesa e tij nuk është kthyer në shtëpi që nga data 6 maj, njofton “Mitropol”.
Në përshkrimin e rastit thuhet se ende nuk dihet për vendndodhjen e mitrovicases.
Me t’u raportuar në Polici, kanë filliar hetimet për gjetjen e saj. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.
Raporti i plotë policor:
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se mbesa e tij femër kosovare ka dal nga shtëpia që nga data 06.05.2023 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.





























