Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Koka e bandave në Veri që ra në prangat Policisë së Kosovës ka të kaluar kriminale, dyshohet për disa vepra penale

13/06/2023
in LAJME
Koka e bandave në Veri që ra në prangat  Policisë së Kosovës ka të kaluar kriminale, dyshohet për disa vepra penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në veri të Kosovës, ku është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune. Ai dyshohet se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale, raporton Gazeta Sinjali.

I njohur si Lune, ai ka të kaluar kriminale pasi dyshohet se ka kryer disa vepra penale.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka bërë me dije se gjatë këtij aksioni janë lënduar tre pjesëtarë Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Sirenat e alarmit publik në Mitrovicë të Veriut rëndom lëshohen kur nga popullata lokale kërkohet të organizohet për ndonjë ngjarje.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media njoftoi për propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, që ua ka bërë ndërkombëtarëve.

Plani i kryeministrit parasheh pesë pika që, sipas tij, ndihmojnë në ulje të tensioneve:

Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtareve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët.

Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akti kriminal kundër institucioneve të Kosovës.

Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.

Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë akterët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.

Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Ekskluzive: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës

Ekskluzive: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com