Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim në vendin tonë, transmeton Sinjali.
“E marte- Mot kryesisht me diell. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E merkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E enjte-Mot shum i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje për 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit.
Të premten – Mot me diell dhe temperatura të ngjashme me ditën e enjte. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin shira afatshkurta të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ndryshimeve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja.






























