Abdixhiku konsideron se Kurti është i dëmshëm, i rrezikshëm dhe shumë polariuzes.
“Kurti është një lider i të kaluarës, i dëmshëm i rrezikshëm, është polarizues, sulmues i demokracisë, sulmues i çdo vlere bazike që kemi ndërtuar në këtë vend për teke individuale…”, ka thënë ai në RTV21.
Sipas tij, dakordinimi i Qeverisë me BE-në për shtensionim të situatës në veri, është një kthim prapa dhe vendi nuk po përparon.“Pra po kthehemi prapa në pozicione politike por vendi nuk po përparon. Meqenëse po humbim kohë dhe miq”, ka thënë Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së ka akuzuar Kurtin se “vetëm për teket e tij ka destabilizuar veriun e vendit”.
“Ka trazuar veriun, si pasojë e gabimeve të Kurtit janë rrahur shumë gazetarë, janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, aleatët i kanë vendosur sanksione Kosovës dhe gjithçka përsëri do kthehet në pikën zero. Do të organizohen zgjedhjet në veri dhe në komuna do të kthehen sërish kryetarët serbë”, ka thënë më tej ai.





























