Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kosovarët ia krisin armëve në dasma, Policia intervenoi në rreth 10 ahengje vetëm në vikend

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Vetëm vikendin që lamë pas, Sinjali mëson se Policia ka intervenuar në të paktën 10 ahengje familjare, gjithandej Kosovës.

31/07/2023
in LAJME
Kosovarët ia krisin armëve në dasma, Policia intervenoi në rreth 10 ahengje vetëm në vikend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se janë iniciuar disa raste për armëmbajtje pa leje, përdorim të armës e shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në këto ndeja që janë organizuar në lokale, por edhe nëpër oborre të shtëpive.

Gjtë ditës së djeshme, Policia ka shkuar si “mysafir” i paftuar në fshatin Belinc të Shtimes, ku ka pasur të shtëna me armë në një aheng familjar. Njësitet policore kanë konfiskuar armën e përdorur, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti, teksa fat të njëjtë ka pasur edhe një vushtrrias, i cili gjuajti me armë në ahengun që e organizoi në shtëpinë e tij, në fshatin Glavotin të Vushtrrisë. Atij iu mor arma dhe më pas përfundoi në Polici, ku dha deklaratën e tij.

Edhe në rrugën “Kristaq Cepa” në Prishtinë, Policia ka intervenuar në një aheng, pasi dikush denoncoi se një person ka gjuajtur me armë. Zyrtarët policorë kanë konfiskuar revolen e përdorur, kurse të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacion.

Jo vetëm dje, por edhe të shtunën, Policisë i doli punë me festat ku përdoren armët.Në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, të shtunën, dikush ia shkrepi armës rreth 15 herë dhe për pasojë përfundoi në Polici. Njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku gjetën gëzhojat, ndërsa ndaj të dyshuari nisën hetimet.

Edhe në Kërpimeh të Podujevës, pati të shtëna me armë në një aheng të zjarrtë familjar, ku dikush gjuajti hiç më pak se 29 gëzhoja. Policia intervenoi, duke kryer bastisje, me ç’rast i dyshuari dorëzoi dy armë dhe i njëjti u shoqërua në stacion.

Një rast tjetër u raportoi edhe Në Istog, ku një person dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë në një aheng familjar. Revolja që dyshohet se përdori është konfiskuar dhe ndaj të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti.

Njëjtë ndodhi edhe në dy raste të tjera në Ferizaj, ky mysafirët gjuajtën me armë në dasmat ku ishin ftuar të festojnë, por e futën veten në telashe. Policia ua konfiskoi armët dhe për pasojë përfunduan si të dyshuar në Polici.

Kujtojmë se në vazhdimësi është bërë thirrje që të festohet pa armë, por siç duket këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër.

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova

Pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com