Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se burri i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj, njofton “Mitropol”.
“Pas një sulmi verbal e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raportin e Policisë.
Për rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është ende në kërkim policor.
Ndryshe, kohëve të fundit ka rritje të rasteve të dhunës në familje.





























