Ai ndër tjera shtoi se Serbia duhet ta kuptojë që “Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë“Si negociator, mendoj se është e rëndësishme të vendosni veten në anën e palës tjetër. Për popullin e Kosovës, mendoj se është e rëndësishme që të pranojnë se Serbia ka disa shqetësime legjitime; për sigurinë e komunitetit serb dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për popullin e Serbisë, kjo do të thotë ta pranojnë se Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë. Me të kuptuarin drejtë të gjërave vjen besimi, dhe me mirëbesim mund të arrihet kompromisi”, ka thënë Edward Ferguson.





























