Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, emisari takoi mes tjerësh presidentin Stevo Pendarovski e kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.
Arsye kryesore e vizitës së Escobar, ishte ofrimi i përkrahjes amerikane të proceseve euro-integruese për Maqedoninë e Veriut, me fokus ndryshimet kushtetuese.
E në konferencën e përbashkët me shefin e qeverisë në Shkup, mysafiri nga Uashingtoni, foli edhe për dy vende fqinje të Maqedonisë së Veriut.
Më 18 Mars në Ohër, Kosova e Serbia, pa nënshkruar arritën ujdi mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të pajtuar më 27 shkurt të këtij viti. Escobar, që e quan “historike” pajtimin në fjalë, e çmon lartë rolin e Shkupit zyrtarë në këtë proces.





























