Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Haradinaj: Kurti e Nagavci t’i kërkojnë falje Kosovës

29/08/2023
in LAJME
Haradinaj: Kurti e Nagavci t’i kërkojnë falje Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk e kupton “pafytyrësinë” e kryeministrit Albin Kurti dhe të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në çështjen e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.

Ai ka thënë të martën pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, se Kurti e Nagavci do të duhej t’i kërkonin falje Kosovës, duke shtuar se prindërit do ta kenë të vështirë furnizimin me tekste për fëmijët e tyre.

“Këto kam ardhur me dy qëllime: të mësoj edhe më afër se si është gjendja me këtë situatën me tekstet, për shkak se informatat që i kemi marrë janë mjaft shqetësuese. Për fat të keq, ajo që mësova edhe nga biseda, është se është një situatë jo e mirë. Pra, nga praktika që tekstet do t’i kenë në shkolla, për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë për t’i siguruar këto tekste, e përfshihet edhe problemi i kostos. Shumë prindër janë në vështirësi ekonomike. Mund të mos i kenë në prioritet tekstet…Nuk e kuptoj pafytyrësinë e Kurtit dhe të ministres, të paktën një kërkimfalje Kosovës. Kosova i paguan ata që në pranverë të kryhet çështja e teksteve për vjeshtë. Ata njerëz pa asnjë keqardhje dalin dhe i tallin të gjithë. Kjo situatë, në rrethana të njerëzve normalë, ndryshe duhet të ishte”, u shpreh Haradinaj.

Për situatën politike në Kosovë, Haradinaj është shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Kurti nëpërmjet mocionit të votëbesimit.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë tonë të kthehet me aleatët, me Amerikën, me NATO-n me BE-në, por fatkeqësisht, Kurti dhe kjo qeveri ka zgjedhur një rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës, do t’i rriten edhe parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë. Mocioni është mënyra më e duhur edhe legjitime edhe demokraci. Opozita ka votën sa të iniciojë mocionin, pastaj do të duhej ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do të arrijmë unitetin brenda opozitës. Por po, është opsion”, është shprehur Haradinaj.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Policia e ndal për kontroll një taksi në Mitrovicë, pasagjerit 17-vjeçar ia gjejnë disa qese me marihuanë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com