“Pantiq, i cili fillimisht u mbajt nga policia e Kosovës në bazën në Jarinjë për ditë të tëra pa ilaçe apo kontakt me familjen e tij, dhe i cili u transferua në arrest shtëpie vetëm pas presionit të fortë të serbëve nga Kosova dhe aksionit diplomatik të Beogradit në fundviti, sot u lirua për t’u mbrojtur në liri!” – ka shkruar ai në Twitter.
Ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.





























