Në një intervistë për “Bloombergun” në Slloveni, Kurti kishte thënë se ekziston “një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”.
Lidhur me këtë, profesori amerikan ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kuptojë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA, pavarësisht së çka i servohet Serbisë në këto kohë nga SHBA-ja dhe BE-ja.
“Kur ai deklaroi se ekziston “një ndjenjë urgjence” për të zbatuar marrëveshjen dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2024, ai duket se sugjeron se kjo urgjencë është nxitur sepse SHBA dhe BE gjithashtu duan të largojnë Serbinë nga ndikimi i Rusisë”.





























