Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Ish-kryeshefi i KRM “Uniteti” deklarohet i pafajshëm se punësoi 70 punëtorë pa konkurs publik

15/09/2023
in LAJME
Ish-kryeshefi i KRM “Uniteti” deklarohet i pafajshëm se punësoi 70 punëtorë pa konkurs publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari Skender Tahiraj, u deklarua i pafajshëm për akuzën se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjen publike komunale- Kompania Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, ka punësuar 70 punëtorë pa konkurs publik.

“Në këtë çështje penale, nuk e ndjej vetën fajtor”, tha i akuzuari Tahiraj.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pasi që palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas deklarimit të të akuzuarit Tahiraj rreth fajësisë, gjykatësi Ilir Bytyqi e ka njoftuar për të drejtën e tij që të paraqesë kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, në afat ligjor prej 30 ditëve.

Sipas aktakuzës së 7 majit 2021 të ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë,I akuzuari Skender Tahiraj thuhet se prej vitit 2012 deri në shtator të vitit 2018, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, i kishte tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër.

Aktakuza thotë që në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave KRM- “UNITETI” SH.A në Mitrovicë, i kishte favorizuar individë të caktuar, duke i sistematizuar në vende pune dhe pajisur me kontrata pune me kohë të caktuar (kontrata në vepër) për t’i shndërruar në kontrata të përhershme, pa shpallur konkurs publik kishte punësuar 70 punëtorë në tri regjionet Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, në kundërshtim me Ligjin e Punës Nr.03/L- 212 neni 8, paragrafi 1 të Republikës së Kosovës.

Aktakuza thotë se punëtorët: Afrim Kajtazi, Ajet Osaj, Arbër Mripa, Bekim Veseli, Destan Musliu, Enis Sylejmani, Fatmir Rreci, Hisni Bilalli, Mehmet Tahiraj, Myrvete Grejçevci, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2012, Arton Rexha, Aziz Rushiti, Fidaim Dibranaj, Fidaim Rexha, Ilir Beqiri, Milaim Syla, Nehat Imeri, Nuradin Brahimi, Orhan Peci, Ruhan Istrefi, Sadik Gllogovci, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2013, Ali Fazliu, Arsim Berisha, Bekim Zeka, Besim Morina, Blerta Tmava, Burim Ibishi, Endrit Berani, Habib Hajra, Haki Dibrani, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2014.

Tutje thuhet se punëtorët Kushtrim Berani, Kastriot Hamza, Kefsere Rudi, Shaban Istrefi, Behar Ferizi, Naser Strana, Reshat Jashari, dhe Musa Gashi punëtor të pranuar në vitin 2015, Bahri Bajraktari, Cenë Muharremi, Halit Jashari, Mimoza Ahmeti, Mujë Muja, Raba Peci dhe Safet Ahmeti, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2016, kurse Ali Beqiri, Arbon Aliu, Emrah Mustafa, Fevzi Hasani, Musa Beqiri, Ruzhdi Hasani, Safet Aliu, Florim Syla, Safet Istrefi, Suad Jahiq, Erduan Mustafa, Fatmir Hajredini, Sherif Latifi, Senad Arifi, Ibo Mustafa, Florentina Jusufi, Hamdi Musliu, Isuf Hamdiu, Fatmir Xhema, Feta Osmanaj dhe Bekim Hamiti, punëtorë të pranuar në vitin 2017 dhe Ilir Halilaj, Filiz Krasniqi e Meriton Ademi, punëtorë të punësuar deri më 24 prill 2018.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se për kategorinë e pagave të punëtorëve nga ajo që është planifikuar dhe zotuar në shumën prej 214 mijë e 467 euro e 47 centë për vitin 2012-2018 janë shpenzuar 721 mijë e 93 euro e 28 centë, ndërsa pagesa për këta punëtorë që janë bërë nga mjetet të cilat fare nuk kanë qenë të dedikuara për paga të punëtorëve, kishte arritur shumën prej 506 mijë e 625 euro e 81 centë, veprim me të cilin i pandehuri i kishte shkaktuar dëm kompanisë “Uniteti” në Mitrovicë.

Me këtë, Tahiraj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com