Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Vrasja në treg të Mitrovicës që dyshohet se ndodhi pas fjalosjes rreth rritjes ose jo të fikut në Kosovë, dëshmojnë dy dëshmitarë

04/10/2023
in LAJME
Vrasja në treg të Mitrovicës që dyshohet se ndodhi pas fjalosjes rreth rritjes ose jo të fikut në Kosovë, dëshmojnë dy dëshmitarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mosmarrëveshje që lindi pas një bisede rreth rritjes ose jo të fikut në Kosovë po dyshohet se u bë shkak i një konflikti mes dy personave, me ç’rast shitësi 27-vjeçar, Valmir Fazliu, mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën.

Ngjarja tragjike sipas aktakuzës ka ndodhur në tregun e Mitrovicës më 17 prill 2021.

Në këtë rast, Shefki Asllani nga Prokuroria po akuzohet për veprën penale – vrasje e rëndë.

Të martën, në Gjykatën e Prizrenit versionin rreth ngjarjes tragjike e ka dhënë edhe Lulzim Rrustemi, shoku që kishte shoqëruar të akuzuarin në ditën kritike për të blerë në treg.

“Ne zakonisht të shtunave kemi dalë në treg. Shefkia e ka pyetur shitësin për fidanë të fikut, ku ai i ka thënë: “Kam”. Atëherë Shefkiu e pyeti: “A bëhet fiku në Kosovë, a?” Ai tha: “Po, pse të mos bëhet!”. Pastaj Shefkiu mu drejtua me të njëjtën pyetje edhe mua, unë iu përgjigja: Në Shqipëri bëhet por në Kosovë nuk e di…” – tha dëshmitari.

Sipas tij, pas kësaj bisede, në momentin kur ata ishin duke u larguar, tashmë viktima i ishte drejtuar të akuzuarit me fjalët: “Ti po lexojshe shumë”. E, sipas dëshmitarit, nga këtu u acarua situata.

“Në momentin kur ne ishim duke u larguar ai iu drejtua Shefkiut me fjalët: “Ti po lexojshe shumë’. Shefkiu iu përgjigj: “Nuk të intereson a lexoj apo nuk lexoj, pazari është punë qejfi, në rast se më pëlqen e blej, në rast se nuk më pëlqen nuk e blej’” – ka thënë Rrustemi.

Dëshmitari ka përshkruar se situata tashmë kaloi në konflikt verbal dhe Valmir Fazliu kishte thënë: “Pritni tash ju tregoj unë juve” dhe ishte nisur në dalje të tregut.

“Unë kam nxjerrë telefonin dhe kam thirrë Policinë, u kam treguar kush jam dhe kam kërkuar që ta dërgojnë Policinë sa më shpejt sepse kemi mosmarrëveshje, shitësi ka bo një lloj kërcënimi verbal duke thënë: “Pritni qetash ju tregoj juve”. Kam përfunduar bisedën me Policinë dhe pash se u kthye shitësi me një person tjetër rreth 35-40 -vjeçar. Në momentin që ka ardhur e kam vërejtur se mbante duart prapa shpinës dhe pa paralajmërim ka sulmuar me gërshërë në drejtimin tonë” – shtoi dëshmitari Lulzim Rrustemi.

Dëshmitari ka theksuar pas kësaj ai ka parë që i akuzuari Shefki Asllani ishte goditur me gërshërë (mjet të punës) dhe ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri.

“Kam arritë 4-5 hapa me ikë prapa, me u shmang, në momentin kur e kam kthy kokën e kam parë Shefkinë të gjakosur në anën e majtë në kokë. Edhe i kam dëgjuar 2 krisma. Mandej, e kam parë kur iu ka gjujtë me armë ai personi 35-40-vjeç Shefkiut, edhe në atë moment si të them bëjshin luftë me armë cili me ia marrë armën Shefkiut”- ka deklaruar dëshmitari Rrustemi.

Dëshmitari ka konstatuar se në momentin kritik kur i kishte dëgjuar krismat, Shefki Asllani kishte armë në dorë ndërkaq Valmir Fazliu ishte i shtrirë në tokë.

Paraprakisht në këtë seancë dëshminë e ka dhënë edhe dëshmitari Rasim Imeri, i cili ka theksuar se në ditën kritike kishte parë të akuzuarit t’i rridhte nga koka gjak kurse shitësi (Valmir Fazliu) kishte qenë me gërshërë në dorë.

Dëshmitari Imeri ka deklaruar të akuzuarit Shefki Asllani dhe shoqëruesit të tij i kishin kërkuar të largohej nga tregu por të njëjtit kishin refuzuar.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës seanca e djeshme është ndërprerë. Shqyrtimi i radhës është caktuar për sot.

Rasti po gjykohet nga kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, kurse aktakuza përfaqësohet nga prokurori Genc Nixha.

Prokuroria e Mitrovicës më 28 tetor 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Shefki Asllanit për veprën penale – vrasje e rëndë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Asllani, më 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në Mitrovicë, në brendi të Tregut të Gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta Valmir Fazliun.

Në aktakuzë thuhet se pas një fjalosjeje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut, vjen deri te konflikti fizik, ku së pari Valmir Fazliu e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me ç‘rast i pandehuri nxjerr revolen nga brezi dhe e qëllon viktimën, duke e goditur në pjesën e përparme të trupit, si pasojë e të cilave vdes.

Si pasojë e të shtënave nga i pandehuri, janë plagosur edhe Lutfi Fazliu si dhe kalimtari i rastit, Agim Abdullahu.

Ndryshe çështja është transferuar në Gjykatën e Prizrenit nga Gjykata e Mitrovicës pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në nëntor të vitit 2022./Kallxo/

 

Related Posts

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
Next Post
Hovenier: SHBA-ja e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Hovenier: SHBA-ja e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

LAJMET E FUNDIT

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com