Borxhet gjithëherë kanë qenë arsye për përleshje mes individëve dhe biznesmenëve mes vete, e sidomos kur këto borxhe janë me shuma mijëshe. Një rast i tillë i një sulmi është regjistruar edhe mbrëmë në segmentin tek fshati Smrekonicë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Rasti në fjalë është një sulm fizik ndaj një biznesmeni 52-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) me prejardhje nga Mitrovica e me veprim në tërë Kosovën i cili është sulmuar fizikisht pasi i kërkoi paratë e tij nga borxhliu, raporton “Mitropol”.





























