Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

“Kaos total”: Afaristët në veri të Kosovës presin heqjen e ndalimit për mallrat nga Serbia

“Festat po vijnë, njerëzit vizitojnë dyqanet gjysmë bosh. Është torturë psikologjike”. Kështu e shpjegon Dushan Gashiq, një nga biznesmenët nga veriu i Kosovës se përse në protestën e 25 dhjetorit në veri të Mitrovicës është nisur një peticion, ku kërkohet shfuqizimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

26/12/2023
in LAJME
“Kaos total”: Afaristët në veri të Kosovës presin heqjen e ndalimit për mallrat nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës këtë vendim e mori në mesin e korrikut për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.

Ndërkohë, policët janë liruar për t’u mbrojtur, por vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe ka mbetur në fuqi.

“Është koha që të anulohet dekreti i Qeverisë së Kosovës”, vlerëson Dushan Gashiq, ndërsa shton se nënshkrimet e biznesmenëve dhe qytetarëve do të mblidhen deri të premten, kur peticioni do t’u dorëzohet institucioneve kompetente të Kosovës, si dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Jemi vënë në një situatë që nuk funksionojmë dot, nuk ka mall, raftet janë bosh. Është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte”, thekson ky biznesmen.

Qeveria e Kosovës pa përgjigje

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse do t’i shqyrtojnë kërkesat e biznesmenëve serbë për anulimin e vendimit për import të mallrave nga Serbia, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka mori përgjigje.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i tha REL-it në gusht se kjo masë ndaj Serbisë “duhet të shfuqizohet”, por se pret gjithashtu që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Prishtinës.

Kur u pyet përsëri nga REL-i në dhjetor, Rashiq komentoi shkurt se “asgjë nuk ka ndryshuar”.

Në fund të qershorit, Bashkimi Evropian (BE) prezantoi masa ndëshkuese për Kosovën për shkak se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Burimet diplomatike të REL-it në BE më pas thanë se anulimi i këtyre masave do të varet nga zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve që ka marrë Prishtina.

Importi i mallrave – “në të zezën”

Biznesmeni Dushan Gashiq thotë për Radion Evropa e Lirë se pronarët e dyqaneve “e gjejnë rrugën në çdo mënyrë të mundshme” për të importuar një sasi të caktuar mallrash nga Serbia dhe se janë “të detyruar” ta bëjnë atë “në të zezën”.

“Nuk i shkon askujt kjo situatë. Ato mallra konfiskohen, është një kaos total. Pse? Kjo për shkak se një vendim është në fuqi prej shtatë muajsh”, thotë ai.

Sipas tij, “nuk është normale” që konsumatorëve t’u mohohet mundësia për të blerë produkte që janë mësuar dhe i blejnë prej dekadash.

“Plazma (biskota) për shembull. Është një biskotë e zakonshme, nuk mund ta dëmtojë askënd. Po, prodhohet në Serbi, por atyre që nuk e pëlqejnë, le të mos e blejnë”, thotë Gashiq.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Gjetjet shokuese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar

Gjetjet shokuese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com