Policia e Kosovës dje në bazë të një vendimi gjyqësor ka arrestuar një femër e cila ishte në kërkim në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan Kossev, transmeton Mitropol.
Siç saktësohet nga PK-ja, ajo është arrestuar në orët e para të mëngjesit, përkatësisht në orën 07:00
Me vendim të prokurorit ndaj saj është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Në raport nuk kishte më shumë detaje për vetë rastin dhe as për çfarë akuzohet kjo grua.
Në të njëjtën kohë janë regjistruar dy raste të reja të falsifikimit të parave.
Në Fushë Kosovë, dhe në fshatin Preocë afër Graçanicës, që ka ndodhur dje.
Gjegjësisht, siç saktësojnë ata, një punonjës i bankës ka raportuar një rast që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, kur klientë të ndryshëm kanë paguar 264 euro monedha të ndryshme – shumica prej të cilave janë nga dy euro dhe dyshohet se janë të falsifikuara.
Paratë janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme, tha PK-ja.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në fshatin Preocë afër Graçanicës, kur dy punonjëse bankare kanë raportuar për pagesën e monedhave të supozuara false – gjithashtu nga klientë të ndryshëm.
Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për 3.295 monedha dy eurosh me vlerë totale prej 6.590 euro. Edhe këto monedha janë konfiskuar për ekzaminim të mëtejshëm.





























