Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Veri të Mitrovicës pasi që është rrahur me një grua, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë pas përleshjes fizike të dy, viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”.





























