Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Deklaratat e Cameronit për Banjskën dhe rrezikun nga Rusia e Serbia – kërkohet që FSK-ja të lejohet të veproj në veri dhe institucionet të jenë të vëmendshme

10/01/2024
in LAJME
Deklaratat e Cameronit për Banjskën dhe rrezikun nga Rusia e Serbia – kërkohet që FSK-ja të lejohet të veproj në veri dhe institucionet të jenë të vëmendshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Sekretarit të jashtëm britanik, foli për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Cameron shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën e krijuar në veri, ku mbeti i vdekur polici i Kosovës.

Ai theksoi se kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi pasojat që mund të shkaktoheshin në mungesë të ndërhyrjes nga Policia e Kosovës.

Tutje Cameron u shpreh se Rusia e Serbia po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit.

Lidhur me këto paralajmërime të ministrit britanik, Taulant Elshani, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Kërcënimeve Hibride “Octopus”, u shpreh se është e çështje pozitive që sulmi në Banjskë është diskutuar në Parlamentin e Britanisë.

“Është shumë pozitive që çështja e agresionit të Serbisë dhe sulmi paramilitar e terrorist në Banjskë është ngritur si temë diskutimi në raportin e sekretarit britanik për punët e jashtme David Cameron, në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe. Cameron e tha qartë se ky ishte një sulm ku u përdorën armë të rënda, dhe vlerësoi rolin e Policisë së Kosovës që arriti t’i ndalë paramilitarët serbë”, u shpreh Elshani.

Cameron potencoi po ashtu faktin se ka shumë të interesuar ta destabilizojnë Ballkanin, duke përmendur Rusinë, dhe duke e quajtur publikisht Serbinë si “Proxy” të Rusisë.

Elshani shtoi se “është shumë pozitive për interesin shtetëror të Kosovës, stabilitetin e Ballkanit dhe më gjerë që në nivele kaq të larta të politikës botërore situata në Ballkan kuptohet drejtë, si dhe denoncohen dhe dënohen ambiciet hegjemoniste të Serbisë. Do të kishte me qenë edhe më mirë sikur edhe qeveri të tjera evropiane të artikulonin në mënyrë të ngjashme situatën në Ballkan, dhe ta dënonin me kaq vendosmëri agresionin e Serbisë kundër Kosovës”.

I pyetur se si e sheh në përgjithësi situatën e sigurisë në Kosovë, dhe se a ekziston rreziku i përsëritjes së skenarit sikurse në Banjskë, hulumtuesi i lartë i “Octopus” u shpreh se asnjë skenar nuk mund të përjashtohet.

“Ne e kemi parë që Banjska ka qenë pjesë e një skenari shumë më të gjerë, dhe të organizuar mirë dhe të përgatitur nga shteti i Serbisë. Dukë marrë në konsideratë qasjen armiqësore të Serbisë, artikulimin e hapur për pretendime territoriale si dhe retorikën e ashpër nacionaliste nga lidershipi serb, asnjë skenar nuk mund të përjashtohet, dhe institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë të vëmendshme ndaj veprimeve të radhës nga Serbia”, tha Elshani.

Elshani shtoi se Kosova ka punuar shumë në ngritjen edhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse, duke shtuar buxhetin e FSK-së, dhe duke ngritur numrin e pjesëtarëve të saj.

“Rreshtimi me botën perëndimore dhe demokratike në anën tjetër po ashtu i krijon Kosovës edhe më shumë siguri – pra nëse duhet ta bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të sigurisë shtetërore, atëherë mund të themi se ajo bazohet dhe garantohet nga kapacitetet institucionale të vendit dhe vullneti politik në njërën anë, si dhe aleancat e fuqishme që Kosova i ka dhe vazhdon t’i mirëmbaj me aleatët si ShBA, Gjermania, Britania e Madhe, Turqia etj”, tha ai.

Rreth deklaratave të ministrit britanik, David Cameron ka folur edhe analisti Gazmir Raci.

Raci në një deklaratë për Telegrafin, tha se Republika e Kosovës është aleat i rëndësishëm dhe i palëkundur i aleancës veri atlantike në Ballkanin Perëndimor.

“Që nga dita e parë politika e jashtme dhe e sigurisë e Kosovës u rreshtua në krahë të perëndimit me rastin e invazionit rus në Ukrainë, Afganistanin etj. Shqiptarët nuk kanë tjetër aleancë strategjike përveç kësaj me SHBA-të dhe Evropën perëndimore. Është shumë e rëndësishme që së bashku t’i bëjmë ballë tendencave ruse që përmes Serbisë synohet të destabilizohet edhe Ballkani perëndimor”, ka deklaruar Raci.

Ai ka shtuar se vlerësimi i ish-kryeministrit britanik, tani Sekretarë për Punë të Jashtme të Qeverisë britanike, David Cameron, se Stabiliteti dhe siguria në Kosovë është interes kombëtar britanik, është qëndrimi më i fortë që e kemi këto vite nga Britaniket dhe për këtë arsye bashkëpunimi Kosovë-Britani duhet të kalojë një dimension tjetër, në atë të një partneritetit të ri strategjik që Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet gjatë këtij viti.

Ai ka shtuar se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë e ka treguar qartë rolin dhe synimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

“Ai grup terrorist vazhdon të jetë i liri dhe i pa ndëshkuar nga Serbia. Ata mund të grumbullohen dhe të ndërmarrin sulme diversante ndaj territorit të Kosovës dhe për këtë ne duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim. Forca e Sigurisë duhet të lejohet të veprojë edhe në katër komunat e pjesës veriore dhe ajo ndalesa e njëanshme duhet të hiqet sa më shpejt”, tha Raci për Telegrafin.

Analisti më tej theksoi se me sulmin në Banjskë u synua të instalohet Donbasku i ri në Ballkan sipas stilit rus.

“Kosova edhe më tutje duhet të fuqizojë prezencën e saj të policisë dhe të sigurisë në atë pjesë të vendit. Serbia ende nuk u ndëshkua nga Bashkimi Evropian dhe NATO, ajo vazhdon të luaj me dy karta dhe për shkak të sigurisë kolektive, paqes se qëndrueshme e të stabilitetit rajonal sepse ka tendenca shantazhi duke e përdor miqësinë e saj me Rusinë dhe Kinën”, u shpreh Raci.

Për t’i bërë ballë këtyre tendave Ruso-Kineze në këtë pjesë të Evropës, sipas Racit është me rëndësi të qartësohet perspektiva euroatlantike e 6 shteteve të Ballkanit nga BE dhe NATO.

“Kosova po kërkon dhe pret përgjigje pozitive për partneritetin për paqe nga NATO dhe statusin e vendit kandidatë gjate vitit 2024 nga Bashkimi Evropian”, tha Raci.

Raci ka shtuar se në të njëjtën kohë duhet të punohet shumë në aspektin diplomatik që të shtohet presioni ndaj Serbisë, dhe mundësisht të ndryshohet kursi i politikës ndërkombëtare karshi regjimit të Vuçiqit, duke mos e përkrahur më politikisht autokratin serb, por duke shtyrë përpara agjendën e demokratizimit të Serbisë, me kushtëzimin për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

 

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com