Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, Qeveria pritet t’i verifikojë diplomat e shkollave të mesme serbe në Kosovë

27/01/2024
in LAJME
Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, Qeveria pritet t’i verifikojë diplomat e shkollave të mesme serbe në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova pritet që të avancojë sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2011 për njohjen e diplomave, marrëveshje për të cilin në vitin 2016, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që të filloj së zbatuari.Përveç verifikimit të diplomave të lëshuara nga Universiteti paralel i Mitrovicës së Veriut, Komisioni për Verifikim pritet që të fillojë edhe verifikimin e diplomave të lëshuara nga shkollat e mesme që funksionojnë sipas sistemit paralel të Serbisë.

Elizabeth Gowing, kryesuese e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, në një përgjigje, ka thënë se tashmë Komision që drejton ka për obligim edhe fillimin dhe verifikimin e diplomave të shkollave të mesme serbe në Kosovës.

Gowing ka sqaruar se kjo vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 tetor 2023.

Siç sqaron ajo, Komisioni që drejton ka filluar të funksionoj sipas Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2016.

“Ky proces nuk është bërë më herët, as prej Zyrës së Kryeministrit, as prej një institucioni tjetër. Me vendimin e Qeverisë, Komisioni për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut (një komision që ka filluar të funksionoj sipas Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2016), tash ka obligim për me fillue edhe verifikimin e diplomave të shkollave të mesme serbe në Kosovë”, ka thënë Gowing.

Ajo ka thënë se Komisioni për Verifikimin e diplomave të shkollave të sistemit serb në Kosovë, ka dhe dy anëtarët nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Çështja e njohjes së diplomave universitare është diskutuar në Bruksel në dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë. Kjo marrëveshje parasheh që edhe autoritetet e Serbisë t’i njohin diplomat e studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë studiuar në Kosovë.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një vizite në Luginë në shtator të vitit 2022 kishte thënë se duhet trajtuar edhe çështja e njohjes së diplomave, mes shumë problematikave që shqiptarët përballen atje.

“Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht” kishte shkruar zv.kryeministri Bislimi.

Procesi i Verifikimit të diplomave kishte nisur qysh në vitin 2016, kohë kur MASHT-i drejtohej nga Arsim Bajrami. Bajrami atë kohë kishte deklaruar se është koha që e kaluara e hidhur të lihet prapa dhe të ketë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ka ardhur koha që ta lëmë pas të kaluarën tonë të hidhur dhe të ketë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Fokusi tjetër i yni parasheh edhe bashkëpunimin me shkolla”, kishte thënë Bajrami në vitin 2016.

Marrëveshja për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për njohejn e diplomave në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në janar të vitit 2016, kur negociatat i drejtonte Edita Tahiri. Palët ishin marrë vesh që zbatimi të filloj nga 1 marsi 2016.

“Ministrja për Dialog Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun e Brukselit ka theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale. Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat”, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Tahiri atë kohë kishte drejtuar gishtin e fajit kah Serbia, për vonesat në fillimin e zbatmit të kësaj marrëveshje për të cilën palët kishin rëndë dakord qysh në vitin 2011./GazetaExpress/

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Vajza e Sandulloviqit bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Vajza e Sandulloviqit bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com