Probleme me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale janë disa nga të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit për stadiumin “Adem Jashari në Mitrovicë”, atë të Gjilanit si dhe të Gjakovës.
Tek pjesa për stadiumin “Adem Jashari”, përmendet mundësia që Kombëtarja e Kosovës në futboll të detyrohet t’i zhvillojë ndeshjet në një shtet të rajonit, nëse nuk përfundojnë punimet në këtë stadium.
Deri në periudhën sa ne ishim në auditim, MKRS-ja ende nuk kishte plotësuar parakushtet për të siguruar lejen ndërtimore dhe si rezultat i kësaj punët ndërtimore nuk kanë mundur të zhvillohen sipas planit dinamik për shkak se ato ishin ndërprerë nga Inspektorati i MMPHIsë në muajin prill 2022. Mos sigurimi i lejes së ndërtimit ka ndikuar që realizimi i punimeve mos të bëhet në përputhje me kontratën dhe planin dinamik e që ka rezultuar me vonesa të dukshme në fillimin e punimeve për renovimin e stadiumit. Si rezultat i mos sigurimit të lejeve të nevojshme deri më tani, shfaqet shqetësimi se përfundimi i plotë i projektit dhe funksionalizimi i tij nuk do të ndodhë brenda një periudhe optimale kohore. Kjo rrit rrezikun që Kombëtarja e Kosovës në futboll për shkak të ngarkesës të stadiumit të vetëm i cili i përmbush kriteret e UEFA-së të detyrohet që ndeshjet t’i zhvillojë në një shtet të rajonit. Po ashtu, kjo ndikon që edhe klubet sportive, tifozët dhe publiku i gjerë, ende të mos kenë mundësinë që të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive dhe rekreative në këtë stadium. “, thuhet ndër të tjera në raport.
Aty përmenden edhe probleme me shpronësimet.
“Mos trajtimi i çështjeve pronësore para nënshkrimit të kontratës për renovimin e stadiumit dhe mungesa e komunikimit të duhur ndërinstitucional ka ndikuar në mos trajtimin e çështjes së shpronësimit me kohë. Si rezultat i kësaj, MKRS-ja ende nuk e ka përfunduar shpronësimin e pronave dhe bashkimin e tyre në një titullar”, thuhet tutje.
3.1.3 Mangësite gjate aplikimit dhe pajisjen me lejet e ndërtimit Nië nga kriteret tjera qê duhet permoushur para fillimit te procesit te renovimit/rikonfigurimit te
stadiumit deri te vënia nè funksion e tij eshte pajisja me leje te ndertimit. MKRS-ja kishte bere kerkese per pëlqim mjedisor ne nëntor te vitit 2019 (196 dite pas
nenshkrimit te kontratës) dhe e kishte siguruar ate ne fund te djetorit te po te njejtit vit nga
MMPHI. Pelqimi mjedisor eshte vetem nje nga kerkesat ge duhet permbushur dhe ishte kusht per sigurimin e kushteve ndertimore dhe si e tille nuk mjafton per nisjen e punimeve në
stadium. MKRS-ja eshte ende ne fazat fillestare te permbushjes sẽ kerkesave per te aplikuar per kushte ndertimore qe este nje hap para sigurimit te lejes ndertimore, derisa kjo e fundit pa i permbushur këto kritere ka zhvilluar procedurat e prokurimit dhe ka kontraktuar renovimin/rikonfigurimin e stadiumit. Kriteret te cilat MKRS-ja i ka permbushur deri me
tani per t’u pajisur me kushte ndertimore jane pelgimi mjedisor si dhe projekti ideor. MKRS-ja nuk ka aplikuar ende per leje ndertimore sepse nuk i ploteson kriteret per t’u pajisur
me nje leje te tille. Nje nga kerkesat ligjore per t’u pajisur me leje ndertimore ishte që prona
ne te cilën kryhet ndertimi duhet te kete nje titullar te prones ge ne kète rast kjo geshtje nuk
ështe zgjidhur ende.
filluar dhe vazhdone te mbesin peng i lejes ndertimore. Perveç kesaj, per shkak te mos
zhvillimit te punimeve mirembajja e tij per te mos degraduar mund te shkaktoj kosto shtesë.
3.1.4 Realizimi jo sipas planit dinamik AK permes menaxhimit te kontrates duhet te sigurohen qê stadiumet janë sipas standardeve te
percaktuara nga UEFA dhe se pranimi i punève behet bazuar nẽ pozicionet e kontraktuara. Projektet e
ndertimit tê stadiumeve duhet te perfundohen me kohe per te mundésuar zhvillimin e papenguar tê
aktiviteteve sportive OE-ja kishte paraqitur fillimisht nje plan dinamik per renovimin e stadiumit. Per arsye se inspektoriati ne kuader te MMPHI-se ia kishte ndaluar punën me kerkese te inspektoriatit te
Komunes se Mitrovices, ky plan dinamik ishte rishikuar. Sipas Organit Mbikëqyres, puna nuk mund te zhvillohej sipas planit dinamik te propozuar
per shkak te mungeses se lejes per kushte ndertimore si dhe lejes së ndertimit. Per te adresuar kete situate, MKRS-ja në koordinim me OE-në ne muajin shtator 2021 kishte berë amandamentimin e kontrates per pjesën që i referohet afateve kohore per realizimin e projektit duke e shtyre afatin e perfundimit deri ne gershor te vitit 2023.
Parregullsi me pronën auditori ka gjetur edhe tek stadiumi i qytetit të Gjilanit, ndërsa vonesa të shumta dhe mos realizim të kontratave janë gjetjet sa i përket stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se kanë shkëputur kontrata e operatorëve për shkak se nuk i kishin kryer punimet sipas kontratave të lidhura dhe kanë nisur procedurë të re të prokurimit.
Ndërsa për stadiumin “Adem Jashari”, Çeku theksoi se tashmë janë kaluar të gjitha pengesat dhe se janë ndarë rreth 13 milionë euro për renovimin e tij.
I pari i MKRS-së ka theksuar se kjo ministri është e gatshme të paguajë para shtesë për operatorët që kryejnë punët me kohë dhe kanë nevojë për buxhet shtesë për shkak të punimeve që mund të nevojiten.






























