Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka anuluar konkursin për drejtor ekzekutiv në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, pasi që nuk kishte aplikuar asnjë kandidat.“Për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidat, anulohet pjesërisht Konkursi Publik me nr.prot. 496 i datës 09.02.2024, pozita nr.1 “Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Konkursi për tre drejtorë të përgjithshëm në tri spitale rajonale, në atë të Mitrovicës, Ferizajt dhe të Gjakovës, ka qenë i hapur nga 9 shkurti deri më 9 mars 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.





























