Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar një njoftim në lidhje me ndryshimin e orës, që do të bëhet nga mesnata e sotme.
Në njoftim theksohet se ora do të ndryshohet për 60 minuta, andaj do të ndryshohet edhe orari i syfyrit e iftarit.
“Njoftim me rendësi!
Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë.
Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës.





























