“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.
Ai tha se janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.
“Për dy muaj në të gjitha komunat numri i votuesve është rritur në mënyrë disproporcionale, për 433 për qind”, tha kryetari i Listës Serbe.
Elek nuk dha asnjë dëshmi për pretendimet e tij për rritjen e norme të listave të votuese.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi që votimi të mbahet më 21, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Arsyeja po thuhet është se nuk mund t’i nxjerrin 50% (+1) të votuesve të regjistruar serbë.
Kështu tha për Nacionalen politikani serb nga Leposaviqi, Aleksandar Jabllanoviq, pyetur rreth këtij vendimi të Listës Serbe.
“Sepse s’mund t’i vjedhin më votat si dikur”, u përgjigj ai.
“Lista Serbe s’po mundet t’i shtyjë 50% të serbëve të votojnë. Ata tradicionalisht i kanë vjedhur votat serbe. Dhe tash, kushtet kanë ndryshuar dhe s’po munden më t’i vjedhin. Kaq e lehtë. Kjo është edhe arsyeja pse s’po mund t’ia dalim me referendum. Kjo është fakti, e vërteta, krejt e dinë këtë, që 99% e votave s’mund t’i marrin”, ka thënë Jabllanoviq.





























