Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i ka ndarë Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili, e cila ishte sulmuar në Veri derisa kishte raportuar për trazirat atje në qershor të vitit të kaluar.
Hovenier ka përmendur edhe punën e saj “në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës”.
Venera Xhoxhaj Adili ka qenë e patrembur në aktivitetin e saj për të raportuar të vërtetën – edhe përballë kërcënimeve fizike. Krenar që e njoh punën e saj në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës dhe, së fundmi, raportimin për protestat e dhunshme në qershor të vitit të kaluar. Faleminderit, Venera, për përpjekjet tuaja”, shkroi Hovenier.





























