Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Në vendin e luftës, Jashari i fokusuar në “betejën në fushë”

16/04/2024
in LAJME
Në vendin e luftës, Jashari i fokusuar në “betejën në fushë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ishte një vendim sfidues që Muharrem Jashari mori gjatë dimrit. 26-vjeçari vendosi të transferohej në zemër të Ukrainës, për të bërë hapin tutje në karrierën në futboll.

Që nga muaji shkurt ai luajti gjashtë ndeshje në ligën elitare të Ukrainës. Në disa pjesë të këtij shteti luftime ka çdo ditë.

“Jeta është normale këtu. Të gjithë punojnë dhe kanë lëvizje të përditshme. Nuk është aspak situata e rrezikshme. Është qetë”, thotë mesfushori në një intervistë për KOHËN. Jashari luajti për disa skuadra në Kosovë dhe atë me shumë sukses.

Qetësia në qytetin ku jeton momentalisht, megjithatë, ishte prishur së fundmi në një rast.

“Kam dëgjuar alarmin”, thotë mitrovicasi.

Jashari ndodhet në qytetin Cherkasy, 385 kilometra larg Zaporizhyas ku lufta me pushtuesit rusë zhvillohet thuajse çdo ditë.

“Qe tre muaj që jam këtu, asgjë nuk kam dëgjuar ose nuk më ka ndodhur. Por në disa qytete më larg kam parë lajme që ka pasur alarme, por jo diçka e rrezikshme. Asnjë stërvitje apo ndeshje nuk është anuluar”, tregon Jashari.

Ai zbulon pse vendosi të luajë në Ukrainë në këtë situatë.

“Unë kam shikuar shumë lajme dhe shumë njerëz të cilët i kam pyetur më kanë thënë se nuk është rrezik si më herët. Nuk e kam menduar shumë për të pranuar ofertën. Besoj se do të më shërbej si trampolinë për të kaluar në ndonjë ligë edhe më të fortë”, thotë ai.

26-vjeçari thotë se problem e ka vetëm faktin se familja nuk mund ta ndjekë në çdo ndeshje në stadium, siç bënte kur ishte në Kosovë.

Në vitin 2016, Trepça ’89 i besoi talentit të Jasharit. Si lojtar premtues, 18-vjeçari i atëhershëm debutoi në Superligën e Kosovës. Te ‘89-shi u zhvillua si futbollist.

Në vitin 2021 kaloi te skuadra e Dritës. Edhe te Drita ishte ndër më të dalluarit.

Ai po luan tani rregullisht për Cherkasyn.

Jashari shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë shpejt. Thotë se qytetarët e Ukrainës meritojnë paqe. Nuk flet më shumë për luftën në Ukrainë. As për luftën e fundit në Kosovë.

Preferon të flasë më shumë për “luftën në fushë”. Aty thotë se e ka gjithë fokusin.

Muharrem Jashari, i njohur si “Muli”, u lind shtatë ditë para se të niste lufta në Kosovë, në vitin 1998.

“I kam pyetur familjarët dhe më kanë treguar gjithçka rreth kohës së luftës. Por nuk dua ta zgjas më shumë se si ka qenë”, është shprehur ai.

Jashari tregon se stadiumin ku zhvillohen ndeshjet e ka vetëm pesë minuta larg banesës.

Një pjesë të madhe të kohës e kalon në ambiente të klubit.

“Banesën e kam në qendër të qytetit, pesë minuta larg stadiumit. Vetëm mëngjesin e përfundoj në banesë, ndërsa drekën dhe darkën i kemi me klub. Pothuajse e gjithë dita më kalon në klub”, tregon mesfushori.

Klubi është i organizuar.

“Klubi është shumë i organizuar. Stafi është shumë profesional. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë që janë në klub. Më kanë treguar lojtarët që jetojnë në këtë qytet se e duan shumë futbollin. Na njohin edhe njerëz që janë jashtë futbollit. Na respektojnë shumë dhe sa herë që na takojnë rrugës kërkojnë të fotografohen me ne ose kërkojnë nënshkrime. Është një qytet shumë i mirë, jo shumë i madh. Është shumë qytet i qetë”.

Muharrem Jashari flet me shumë pasion për atë se çka i ka dhënë futbolli.

“Futbolli më ka dhënë gjithçka. E falënderoj familjen që më ka përkrahur dhe vazhdon të më mbështesë për gjithçka, për të arritur suksese. Nuk e harroj të kaluarën. Jam shumë i lumtur për periudhën që kam kaluar në Kosovë. E vlerësoj sakrificën që ka bërë familja për mua. Më ka qëndruar afër me gjithçka. Nëse do ta ktheja kohën, përsëri do të luaja futboll. Futbolli më solli këtu dhe jam shumë i lumtur”, thotë Jashari.

Ai ka luajtur nëntë ndeshje për Shpresat e Kosovës para se t’i zhvillonte tri ndeshje për Përfaqësuesen A të Dardanëve”.  Ka pasur vlerësime se Jashari ka merituar më shumë hapësirë te Kosova.

Vetë futbollisti tregohet i kujdesshëm.

“Unë jam i gatshëm dhe do të jem edhe në të ardhmen gati për të qenë pjesë e Kosovës. Sigurisht që e pres ftesën dhe do të jem pjesë e rregullt e Kosovës. Synimi im është të paraqitem gjithmonë në nivel të lartë, në ndonjë ligë të mirë”.

Te Cherkasy gjatë janarit nga Drita u transferua edhe Hajdin Salihu. Mbrojtësi 22-vjeçar ka shënuar dy gola tashmë.

 

 

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë përmend familjen Jashari në seancën ku po diskutohet anëtarësimi i Kosovës

Përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë përmend familjen Jashari në seancën ku po diskutohet anëtarësimi i Kosovës

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com