Siç i kanë treguar Gazetës Sinjali, mjekët aty – pacientëve ua kërkojnë udhëzimin e mjekut familjar.
Dhe, kjo ndodh pavarësisht se në hyrje të objektit të Emergjencës së Mitrovicës shkruan se “vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”.Por, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali thonë se shërbimet mjekësore nuk i kanë marrë nga mjekët aty, ndonëse kanë shprehur gatishmërinë të paguajnë shumë të cilën administrata e Emergjencës e ka vendosur në njoftim.
Gazeta Sinjali për këtë çështje ka trenuar të kontaktojë me Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, por i njëjti e ka pasur telefonin e fikur.





























