Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home SPORT

HISTORIKE: NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR FORMIMIN E LIGËS SË PËRBASHKËT TË BASKETBOLLIT KOSOVË-SHQIPËRI

10/09/2020
in SPORT
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Tiranë është nënshkruar marrëveshja historike për formimin e Ligës Unike në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari dhe kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu.
Arben Fetahu ishte i lumtur që më në fund ky projekt madhor po finalizohet. “Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike të basketbollit. Dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen që kanë treguar rreth kësaj lige që besoj se do të jetë shumë e veçantë dhe promotore e basketbollit shqiptar në përgjithësi. Prej ditës së parë kemi hasur në pengesa, por nuk jemi ndalur duke i tejkaluar të gjitha për ta krijuar këtë ligë që është e para mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është moment historik dhe si sporti i parë që po e bëjmë këtë lëvizje shpresoj që të hapim dyert edhe për sportet tjera për një lëvizje të tillë”, deklaroi Fetahu.
“Është një projekt, të cilin e kisha për zemër që nga dita e parë kur u zgjodha në krye te federatës dhe tani kjo liga e përbashkët ka marrë përkrahje nga të gjitha anët. Finalizimi i kësaj lige nuk ishte aspak i lehtë, por jam i bindur se liga unike do t’i bëjë bashkë të gjitha trojet shqiptare dhe promovuese për basketbollin shqiptar. Mendoj se kjo ligë do ta dërgoj basketbollin shqiptar drejt suksesit dhe jehonës”, deklaroi Avni Ponari, president i FSHB-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar logon dhe është shprehur se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë, dhe të mos ketë ndarje mes dy vendeve. “Krijimi i Ligës Unike i çon gjërat në nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kam shpresë dhe besim që kjo do të bëhet shtysë edhe për të tjerët. Aq për më tepër, në sport jemi të mëdhenj të jemi bashkë”, u shpreh Rama.
Ai përgëzoi këtë iniciativë, duke qenë shembull edhe sportet tjera. “Liga Unike e Basketbollit është vetëm dallëndyshja e parë, e shumë bashkëpunimeve të ngjashme që do të ndodhin në sporte të tjera. Hapi i radhës është shtrirja e programit të masivizimit të sportit në shkolla në të dy anët e kufirit. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë, vëllezër të të njëjtit gjak, do të kenë mundësinë që të njihen dhe bashkëpunojnë përmes sportit që në hapat e parë të jetës së tyre”, theksoi Rama.
Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, duke ofruar përkrahjen për këtë ligë, por edhe për basketbollin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Ai përgëzoi dy federatat për këtë iniciativë, sidomos në këtë kohë të pandemisë. “Basketbolli tani ka nevojë për risi dhe forma të reja të bashkëpunimit për të ngritur interesimin, por edhe nivelin e garave”, deklaroi Demirel.
Në këtë ceremoni shumë të rëndësishme kanë marrë pjesë edhe Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.
Vlora Dumoshi ishte e nderuar që ishte pjesë e kësaj marrëveshje historike. “Jam shumë e nderuar që jam pjesë e kësaj marrëveshjeje historike që po nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për mua ka qenë një befasi e këndshme dhe e mirëpritur. Me padurim kam pritur që kjo ligë është bërë realitet për qka falendëroj presidentët e federatave për realizimin e kësaj ëndrre të të gjithë shqiptarëve”, nënvizoi Dumoshi.
Ndërkohë, Besa Shahini u shpreh: Liga Unike e basketbollit i bën bashkë shqiptarët dhe kjo vetëm tregon dëshirën e shqiptarëve që të bashkëpunojnë. Ky projekt është në vazhdën e projekteve të vitet të fundit që janë realizuar vitet e fundit”.
Para nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur mbledhja e parë e Bordit Drejtues.
Anëtarë të Bordit Drejtues të Ligës Unike janë: Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, derisa kryetar është zgjedhur Ilir Trebicka, një emër i njohur që ka dhënë shumë kontribut në basketbollin shqiptar apo edhe ikonë e basketbollit shqiptar.  
Bordi më pas e emëroi drejtorin e Ligës, Dren Zatriqin, kurse Sekretar Teknik është zgjedhur Fidan Hamiti. Ndërkohë, Zyrtari i Marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, kurse Zyrtare e Financave, Nadire Kajashi.
Liga do të fillojë në muajin e ardhshëm dhe do të përbëhet nga tetë skuadra, katër më të mirat e Kosovës dhe katër më të mirat e Shqipërisë.

Related Posts

Anulohet tenderi për renovimin e stadiumit “Aden Jashari”
SPORT

Anulohet tenderi për renovimin e stadiumit “Aden Jashari”

27/02/2025
Trepça mposht KB Golden Eagle Ylli dhe kalon në finale të Superkupës së Kosovës
LAJME

Trepça mposht KB Golden Eagle Ylli dhe kalon në finale të Superkupës së Kosovës

09/09/2024
Skandal: Tifozët rumun shpalosin flamurin serb në ndeshjen Farul – KFF Mitrovica
SPORT

Skandal: Tifozët rumun shpalosin flamurin serb në ndeshjen Farul – KFF Mitrovica

04/09/2024
Ekskluzive: Rikthehen gjyqtarët e huaj në gjysmëfinale dhe finale të play off-it
SPORT

Ekskluzive: Rikthehen gjyqtarët e huaj në gjysmëfinale dhe finale të play off-it

12/04/2024
Arbnor Muja: Nëse do të kemi Serbinë në grupet e Europianit të Gjermanisë, jam 100% i bindur se do fitojmë kundër tyre
SPORT

Arbnor Muja: Nëse do të kemi Serbinë në grupet e Europianit të Gjermanisë, jam 100% i bindur se do fitojmë kundër tyre

24/10/2023
KH Trepça sot kërkon fitoren që të largohet nga Bosnjë-Hercegovina si skuadër e kualifikuar
LAJME

KH Trepça sot kërkon fitoren që të largohet nga Bosnjë-Hercegovina si skuadër e kualifikuar

22/10/2023
Next Post

5 fotografi tmerruese nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com