Ngacmimet që bëhen në rrjete sociale, shpesh shqetësojnë aq shumë qytetarët të cilët vendosin të kërkojnë ndihmën e organeve të rendit. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 51-vjeçar ka raportuar në Polici se ai dhe familja e tij tash e 4 vite janë në hall nga një person i cili vazhdimisht i shqetëson ata me mesazhe me përmbajtje banale në Facebook.
Ai po ashtu ka deklaruar se personi i panjohur, publikon edhe fotografi e video të tij dhe familjarëve.
Për këtë është njoftuar dhe prokurori kompetent, i cili rastin e ka cilësuar si ‘Ngacmim’.





























