Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Zëvendësdrejtori i PK-së Fehmi Hoti dhe Drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha, vizituan zyrtarët policorë të cilët ishin sulmuar ditë më parë gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në një pikë kontrolli në Skenderaj.
Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë, iu sigurua mbështetje dhe përkrahje institucionale, si dhe iu urua shërim dhe kthim sa më i shpejtë në detyrë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve.
Ndryshe, të dy zyrtarët policorë sot u vizituan edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës të cilët njoftuan se gjendja e të plagosurve është stabile





























