Aktualisht një metër kub dru kushton deri në 80 euro, me një tendencë rritjeje në 100 euro. Një ton pelet vitin e kaluar kushtonte 180 euro, sivjet kushton 300 euro, gjithashtu me tendencë rritjeje.
Por, për dallim nga viti i kaluar, ngritje të dukshme të çmimeve ka edhe te kubiku i druve.
Druvari thonë se aktualisht një metër kub dru lëviz nga 50 në 80 euro, derisa paralajmërojnë se sa më afër dimrit kjo do të shkojë edhe më lartë.
Ata thonë se janë detyruar ta rrisin çmimin duke iu përshtatur tregut, duke shprehur se ka edhe mungesë të druve.
Por të brengosur me çmimin e lartë të druve shprehen qytetarët.“Tash jam i interesuar desha ti marr do, 70 metra euro është shtrenjtë, një pension 180 euro, 70 euro një metër dru, vështir është populli me i’a dal”, ka thënë Nazif Sadiku qytetar.“Tash jam i interesuar desha ti marr do, 70 metra euro është shtrenjtë, një pension 180 euro, 70 euro një metër dru, vështir është populli me i’a dal”, ka thënë Nazif Sadiku qytetar.





























