Gjatë ditës së sotme, tre persona të kërkuar nga Gjykatat në Kosovë janë kapur nga Policia.
Mësohet se të dy personat janë arrestuar në Mitrovicë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit në Mitrovicë janë B.P dhe R.J., të dy 25-vjeçarë. Por për çfarë janë dënuar dy të rinjtë?
I arrestuari i parë, u kap në orët e mëngjesit, pasi kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, meqë ishte i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ndërsa i dyshuari tjetër, ishte shpallur fajtor nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje”. Të dy, pas arrestimit, janë dërguar në vuajtje të dënimit.





























