Për 57 për qind janë shtrenjtuar për 20 vjet të gjitha kategoritë e produkteve dhe shërbimeve për të cilat mbledh të dhënat Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka Sipas të dhënave të ASK-së, norma e inflacionit në vend, në muajin qershor të 2022-s në raport me qershorin e një viti më herët ka arritur në 14.1 për qind. Vetëm për një muaj, në qershor produktet në Kosovë kushtuan 1.5 për qind më shtrenjtë se maji.
Asllani ka thënë se matja bëhet për rreth 420 artikuj e shërbime në 14 komuna, vendbanime rurale e urbane e se në llogaritje përfshihen më shumë se 7000 çmime. Shtrenjtimit në përqindje i prijnë vajrat dhe yndyrat ushqimore me mbi 55 për qind shtrenjtim. Buka dhe drithërat janë shtrenjtuar 27.7 për qind, ndërsa mishi për 19 për qind. Qumështi, djathi e vezët janë shtrenjtuar për 22.3 për qind në krahasim me një vit më herët. Shtrenjtim të madh kanë pasur edhe lëndët djegëse me 33.6 për qind, ndërsa ngritja e çmimeve prek edhe perimet, sheqerin, kafenë, pijet joalkoolike e ato alkoolike, mirëmbajtjet e vendbanimeve dhe mobilet e orenditë.
Nëse krahasohen çmimet e qershorit 2022 me ato të qershorit 2002, sipas Asllanit, ka shtrenjtim prej 57 për qind në të gjitha kategoritë e përfshira në matjet e ASK-së.





























