Qyteti i Mitrovicës dikur njihej si djep i artit e i kulturës në tërë Kosovën. Por kjo përshtypje ka filluar të ndryshojë për të keq kohëve të fundit. Kjo po ndodhë pasi në Mitrovicë çdo ditë po ndodhin arrestime për raste kriminale.
Një rast i arrestimit ka ndodhur mbrëmë pas prës 00:00 në rrugën “Hekurudha” ku policia ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte në dorë një pistoletë, shkruan “Mitropol”.
“I njëjti është arrestuar dhe i është sekuestruar pistoleta me gas dhe me një fishek.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.





























