Një qytetar nga Mitrovica ka rënë pre e një vjedhje bankare.
Në fakt qytetari është ankuar tek Policia e Kosovës se pesë ditë më parë i është keqpërdorur në mënyrë të pa qartë deri tani, kartela bankare.
Ai ka raportuar se nga xhirollogaria e tij bankare janë bërë blerje pa qenë ai i njoftuar nga persona ende të pa njohur.
Këtë rast policia e ka kategorizuar si vjedhje të identitetit dhe pajisja e qasjes në formë ilegale.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga gjiro-llogaria e tij bankare janë bërë blerje pa qenë ai i njoftuar nga persona ende të pa njohur. Vlera e keqpërdorimit të kartelës është 79.50 cent”, thuhet në njoftim.
Ky rast sipas Policisë së Kosovës vazhdon të jetë nën hetime.





























