Në një aheng familjar konfiskohet një armë
Në orët e pasdites së datës 28 korrik 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,,Blerim Durmishi” në Mitrovicë është identifikuar vendi në një aheng familjar ku ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.





























