Lidhur me sirenat e alarmit që po dëgjohen vazhdimisht për një orë në pjesën veriore të Mitrovicës, KFOR-i është duke monitoruar situatën dhe aktualisht po mbledh informacione. Këtë lajm e kanë konfirmuar Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it, transmeton Mitropol.
Gjithashtu, KfOR-i janë kontaktuar për zhvillimet e fundit, përkatësisht njoftimet nga Beogradi për “ferrin që po i përgatitet popullit serb” për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në veri dhe për të komentuar njoftimet e tilla.
Dje, KFOR-i tha se përgjigja do të arrijë në fillim të javës, duke pasur parasysh se pyetjet u janë dërguar nga mediumet serbe vonë në fundjavë dhe se për shkak të hierarkisë ushtarake, është e nevojshme të merret miratimi nga kreu i komandës nga Brukseli.





























