Çdo ditë raportohet një numër i madh i rasteve të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Mitrovicë.
Sinjali mëson se motër e vëlla kanë përfunduar në stacion policor, pasi 27-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij më të re. Motivi i ngjarjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet që i dyshuari ka me dhëndrin e tij.
Për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e dhunës, 23-vjeçarja është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet për veprën ‘Dhunë në familje’.





























