Mbrëmë pas mesnate në qytetin e Vushtrrisë një grua ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ku si pasojë kishte marrë lëndime trupore.
Si rrjedhojë e kësaj, ajo kishte njoftuar vëllain i cili kishte shkuar që t’i dalë në ndihmë motrës dhe e zuri sherri me dhëndrin e tij.
Sinjali mëson se me të arritur në shtëpinë e motrës së tij, vushtrriasi i është vërsulur dhëndrit të tij që ta sulmojë me një shkop druri, por të keqen e kishte parandaluar një familjar që kishte ndërhyrë dhe i kishte ndarë.
Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat ‘Sulm’ dhe ‘Dhunë në familje’.





























