Dje gjatë ditës një rast i sulmit është raportuar në Policinë e Kosovës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Shala e Bajgorës”, në ora 13:50.
Një shtetas i Serbisë është arrestuar për sulm ndaj një shqiptari të Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën, njofton “Mitropol”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin policor.





























