Një grua nga Mitrovica ka raportuar gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Mitrovicë se dikush ia ka tërhequr një shumë të parave nga llogaria e saj bankare.
Ajo e zbuloi se nuk i posedonte këto para pasi e kishte kontrolluar llogarinë, prandaj ka kërkuar ndihmë nga Policia.
Në bazë të dëshmisë së saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se viktima pretendon se dikush ka bërë blerje të ndryshme online me një shumë të caktuar të të hollave.
Sipas saj blerje të tilla nuk janë kryer asnjëherë nga xhirollogaria e saj dhe nuk ka ndonjë dyshim te ndonjë person i caktuar.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Vjedhje e Identitetit dhe Pajisja e Qasjes”.





























