Nata e 26 korrikut ishte e pafat për një mitrovicas. Mbrëmë qytetari ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se hajnat i janë futur në shtëpi dhe i kanë vjedhur dukatin që pati aty, njofton mitropol.
Rastin në polici qytetari e lajmëroi 2 javë pasi i ndodhi rasti.
Veç dukatit, qytetari ka lajmëruar se i janë vjedhur edhe ca rroba.
“Më 08.08.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga banesa e tij i kanë vjedhur ari dhe disa rroba.”, thuhet në raportin e PK-së.





























