Pas disa ditëve me mot më të freskët, rikthehet i nxehti me temperatura të larta, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas parashikimeve të “Prishtina Weather”, dita më e nxehtë e javës do të jetë të premten, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
Ndërsa në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.
Datat:
16.08 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e vende-vende mundësi për rrebeshe me bubullima.
17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.
18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.





























